e shtunë, 22 janar 2011

Buzëkuqi që rrit dëshirën seksuale te femrat

Është arritur të shpiket dhe të prodhohet një linjë e re buzëkuqsh që i “tradhton” paksa femrat që e vendosin. Bëhet fjalë për shpikjen më të re
të botës së kozmetikës, i kuqi i buzëve që ndërron ngjyrë sipas dëshirave seksuale të femrës.

Sa të thjeshtë do ta kenë meshkujt tani, pasi do të mund të kuptojnë në kohë hapat që duhet të hedhin me një femër në këtë drejtim. Kështu, ata do të kuptojnë nëse femra ka ndonjë dëshirë hormonale “të nxehtë” për mashkullin që ka pranë, ose nëse ajo do t’i thotë jo.

Në këtë rastin e fundit, mashkulli do ta ketë të thjeshtë të ruajë dinjitetin dhe të mos e ftojë fare për më tej, pasi vetë i kuqi i buzëve i ka treguar se femra nuk ka aspak dëshirë. Buzëkuqi, reagon në bazë të hormoneve të organizmit të femrës. Për shembull, ai merr një ngjyrë më të ndezur në rastin kur femra ndjen diçka për mashkullin që ka pranë.

Ai është shpikur në Kaliforni, është prodhuar nga firma kozmetike “Too Faced” dhe quhet “The Mood Swing Emotionally Activated Lip Gloss”. Deri tani ky produkt e ka një fanse të çmendur, ajo është këngëtarja Katty Perry./yp
shko