Prokuroria e Tiranës ka nënshkruar urdhërarreste për 6 drejtues të Gardës së Republikës. Emrat e 6 garditësve u janë dorëzuar
policisë për të ekzekutuar urdhërarrestet.Për shkak të hetimeve dhe faktit që ende nuk janë ekzekutuar urdhërarrestet nga policia nuk bëhen të ditur emrat. 6 gardistët akuzohen për vrasje në rrethana cilësuese të më shumë se një personi.
Shpërdorim detyre dhe tejkalim të kompetencave. Ndërkohë prokuroria e Tiranës ka marrë si provë pamjet filmike të tv NEWS24 ku fokusohen vrasjet para kryeministrisë gjatë demonstratës së djeshme. /bw/