e mërkurë, 5 janar 2011

Elefanti i bën masazh Kim Clijstersit (video)

Belgja Kim Clijsters, tenistja e tretë e renditur në WTA, ka kaluar festat në Tajlandë, ku në një ndeshje ekzibicioniste ishte më e mirë se
tenistja aktuale më e mirë në botë, danezja Caroline Wozniacki. 
Ditët në pjesën juglindore të Azisë, Clijsters ia kaloi në mënyra të shumta dhe me siguri më interesantja ishte “masazhi tajlandez”, të cilit iu nënshtrua. Për largimin e problemeve psikofizike të ish-tenistes më të mirë në botë u përkujdes elefanti!
Masazhi dhe pastaj shtypja e butë me këmbë në trupin e tenistes belge, ndoshta ndihmuan Clijsters, e cila në ndeshjen ekzibicioniste Wozniacki me rezultat 6-3, 4-6, 12-10./koha






shko