e enjte, 6 janar 2011

Kalon lumin me hipopotam

Hipopotami është një nga kafshët më të rrezikshme në të gjithë Afrikën.
Por, një fermer nga Afrika e Jugut ka lidhur një
miqësi të ngushtë me një kafshë të tillë. Hipopotami e ndihmon fermerin Marius Els për të kaluar lumin në mënyrë që të arrijë tek ferma e tij.

Marius e ka marrë kafshën që kur ishte 5 muajshe dhe madje i ka ndërtuar një pellg 18 metra të thellë dhe 200 metra të gjerë ku hipopotami i quajtur Humphrey mund të lëvizë lirshëm.

Tashmë Humphrey është 6 vjeç dhe peshon 1200 kg.

Marius shprehet: “Njerëzit mendojnë se mun
d të kesh marrëdhënie vetëm me qentë ose macet. Ata nuk e kuptojnë lidhjen time me Humphrey. Nuk kuptojnë që mund të kesh marrëdhënie edhe me kafshën më të rrezikshme të Afrikës.”
shko