Por, Cathy Ward, 49 vjeç, është
aq e apasionuar pas sagës së librave dhe filmave “Twilight” saqë vendosi që tatuazhi i saj i parë të ishte special. Cathy mbuloi kurrizin me personazhet e filmit me vampirë.Punonjësja e supermarketit, nga Reading, kaloi 22 orë në karrige për të vizatuar Robert Pattinson, Kristen Stewart dhe Taylor Lautner në kurrizin e saj dhe pagoi 2 mijë sterlina.
“Jam shumë e apasionuar mbas “Twilight”. Po kursej para të tjera sepse dua të bëj tatuazhe të tjera në kraharor, bark dhe krahë përpara se të mbush 50 vjeç në verë”, u shpreh 49-vjeçarja./tch