e mërkurë, 19 janar 2011

BB: Shtëpia tashmë me një Lider

  Edhe pas largimit të Ermelës, Neda dhe Ogreni vazhdojnë të qënrojnë sipër trarëve, duke qënë shumë pranë faktit të qënët lider dhe përfitimit të një privilegji që Big Brother do të japë
për atë që zbret i fundit.Edhe pse tashmë Ermela është tërhequr nga loja, Neda dhe Ogreni vazhdojnë të qëndrojnë në lojë duke biseduar me njëri-tjetrin. Koha kalon dhe ata, të lodhur vendosin që të zbresin. Përpara se të lënë lojën, Ogreni i thotë Nedës se ndjehet shumë i lumtur që ndau këtë eksperiencë me Nedën dhe njëkohësish shprehet “ndjehemm edhe shumë krenar që ti ndenje deri në këto momente në lojë, për të ndenjur dhe buseduar me mua, mbase unë kam dëshirë ta mendoj kështu”. Neda i thotë se ajo ndenji në lojë deri në ato momente sepse donte që të rrinte pranë tij. “Nëse ti do kishe ikur përpara meje, unë nuk do kisha forcën të vazhdoja më shumë se Ermela dhe në mënyrë të pa diskutueshme ke qënë forca dhe arsyeja pse unë kam ndenjur këtu lartë deri tani” i thotë Neda Ogrenit 

Pasi shprehin mirënjohjen dhe lumturinë që ndjenë për ndarjen e këtyre momenteve të fundit të lojës bashkë, Neda dhe Ogreni vendosin që të zbresin nga trarët. Kështu Neda zbret dhe pak pas saj edhe Ogreni i cili ka fituar statusin e liderit brenda familjes Big Brother. Të dy përqafojnë për disa minuta njëri-tjetrin dhe vendosin të futen në shtëpi. Banorët brenda flasin pikërisht për ata dhe çuditen teksa shohin që Ogreni pas një kohe aq të gjatë qëndrimi në të ftohtë, sipër një trari ndodhet në një gjëndje të mirë fizike.
shko