për këtë nuk mjafton vetëm të jeni të dashuruar.
“Jetuan të lumtur deri në fund të jetës”. Nuk është e thënë që kjo frazë të përdoret vetëm nëpër përralla dashurie. Hulumtues australian kanë zbuluar se çfarë duhet të posedojë një çift, për ta mbajtur me sukses martesën e tyre dhe për këtë nuk mjafton vetëm të jeni të dashuruar.
Duke ju referuar këtij studimi në Universitetin Shtetërorë, në Australi, vitet e partnerëve, lidhjet e mëparshme madje edhe të dhënat nëse jeni duhanpirës apo jo, janë faktorë që ndikojnë në jetëgjatësinë e lidhjes martesore.
Hulumtimi në fjalë është emëruar: “What Love Got to Do Whith It” (Çfarë roli ka dashuria me këtë) dhe pjesëmarrës janë mbi 2500 partner të martuar. Sipas këtij studimi, në qoftë se mashkulli është 9 vite ose më shumë, më i vjetër se gruaja e tij, shanset për tu ndarë janë të dyfishta; ashtu siç është rasti me meshkujt që martohen para se t’i mbushin 25 vjeç.
Fëmijët kanë shumë rëndësi për jetëgjatësinë e lidhjes martesore. Gratë që duan të kenë fëmijë dhe insistojnë për këtë më shumë se sa partneri i tyre, janë më të përshtatshme në lidhjen e tyre martesore.
Prindërit e partnerëve, gjithashtu kanë rol të rëndësishëm në lidhjen martesore të një çifti, ata luajnë rolin e idhullit, për fëmijët e tyre (në këtë rast, të çiftit martesorë). Nëse prindërit e tyre nuk janë ndarë asnjëherë, kjo u ndihmon edhe fëmijëve të tyre të kenë lidhje martesore më të shëndetshme. Nuk është për t’u habitur se edhe parat luajnë rol shumë të rëndësishëm për mbajtjen e një lidhje të suksesshme martesore. Kështu që përqindja e ndarjeve të çifteve martesore që kanë pasur probleme financiare ose papunësie./yp