e hënë, 24 janar 2011

Komiteti Ushtarak i NATO-s diskuton për Kosovën

Komiteti Ushtarak i NATO-s do të zhvillojë takimin e parë në nivel të shefave të shtabit të mbrojtjes (CHODs) më 26 dhe 27 janar, pas
Samitit të Lisbonës.

Në këtë takim që do të kryesohet nga admiral Giampaolo Di Paulo, përfaqësues I nivelit të lartë ushtarak të 66-të vendeve do të diskutohet për format e ndryshme të zbatimit të Konceptit Strategjik, mbi pasojat e tij ushtarake dhe evoluimin e NATO-s dhe operacionet e drejtuara nga NATO. Në këtë takim temë diskutimi do të jetë edhe gjendja në Kosovë dhe Afganistan, si dhe operacionet e tjera të Aleancës.

Për  Kosovën është në plan një seancë e Komitetit të Lartë Ushtarak, ku janë  të ftuar Gjeneral - Majori  Erhard Buhler (COMKFOR) dhe Xavier Bout de Marnhac,shef i EULEX-it.

Në këtë takim të lartë të NATO-s, i pari për vitin 2011 , grupi i quajtur Partnerët e Dialogut Mesdhetar dhe të Partneritetit Euro-Atlantik anëtarët e Këshillit të Lartë NATO-s do të shkëmbejnë pikëpamjet mbi pasojat praktike të përafrimit të ri të NATO-s të Partneritetit dhe qëllimet e veta siç përshkruhet në Konceptit i ri Strategjik./ina
shko