e hënë, 3 janar 2011

Kosova, pjesë e Serbisë për qeverinë shqiptare!

Tirana skuqet sërish në raport me Prishtinën. Këtë herë nuk është Albana Vokshi që ua përmend shqiptarëve serbët, por Ministria e Shëndetësisë që i fut ata në një vend me serbët.

Portali Indeksonline ka gjetur në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë në kuadër të qeverisë së Shqipërisë, hartën e
cila e bën Kosovën pjesë të Serbisë.

Tek rubrika Projekte, ku flitet për Projektin e Paktit të Stabilitetit është e shfaqur harta që nuk e ndanë dot Kosovën nga Serbia. Madje, ajo është e shfaqur dy herë brenda artikullit.

MSH udhëhiqet nga Petrit Vasili, që është një prej figurave qendrore të Lëvizjes Socialiste për Integrim të Ilir Metës. /indeksonline
shko