e mërkurë, 19 janar 2011

Kosova, temë kryesore në sesionin e Këshillit të Evropës

Raporti për pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve nëKosovë do të jetë ndër pikat kryesore të sesionit dimëror të
Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që do të mbahet nga 24-28 janar 2011. 

Në këtë sesion kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe kanë paralajmëruar se do ta marrin fjalën Presidenti i Turqisë Abdullah Gyl, presidenti serb Boris Tadiq, Presidenti i Rumanisë,Traian Bashesku dhe kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha.

Në këtë sesion do të ketë edhe debat lidhur me një seri të raportesh për ish Jugosllavinë e që pikë kryesore kanë mbrojtjen e dëshmitarëve si një gur themeli për drejtësinë,detyrimin për të bashkëpunuar në ndjekjen e krimeve të luftës, dhe zotimin që të ketë pajtim dhe dialog mes vendeve të rajonit.

Jane kërkuar edhe dy debate urgjente njëri lidhur me të krishtrerët në Irak dhe Rajonet tjera si dhe situata në Bjellorusi në periudhën e zgjedhjeve presidenciale./topLajm
shko