e hënë, 14 shkurt 2011

PDK rishqyrton kërkesat e AKR-së për koalicionin

Partia Demokratike e Kosovës të martën do të mbledh Kryesinë për të shqyrtuar edhe një herë kërkesat që Aleanca Kosova e Re i ka bërë PDK-së për bashkëqeverisje.


Po ashtu në këtë mbledhje që pritet të fillojë pas orës 14:00 do të qartësohet definitivisht çështja e postit të presidentit, të cilën një pjesë e madhe e Kryesisë së PDK-së konsideron se atë duhet ta ketë Jakup Krasniqi.
Nëse gjithçka definohet, atëherë propozimet do t’i dërgohen organit më të lartë të partisë, Këshillit drejtues, i cili është thirrur të mblidhet pas takimit të Kryesisë.

Ndryshe, bisedimet ndërmjet dy forcave politike për koalicionin e ri qeverisës janë vështirësuar për shkak të qëndrimeve të ndryshme për ndarjen e posteve të larta shtetërore.


Partia e biznesmenit Pacolli, Aleanca Kosova e Re ka këmbëngulur në postin e presidentit dhe disa ministri pasi sipas tyre aty do të kenë hapësirë të kontribuojnë për vendin, ndërkaq PDK thotë se nuk është e gatshme që t’i ofrojë Pacolli postin e presidentit meqenëse Kryesia e saj ka vendosur që për këtë post ta kandidojë Jakup Krasniqin, i cili aktualisht ushtron këtë pozitë. /Telegrafi
shko