e mërkurë, 12 janar 2011

Marty e dërgon Jakupin në Tiranë

Zyra e Ushtruesit të Detyrës së Presidentit të Kosovës ka njoftuar se, Jakup Krasniqi ka udhëtuar për vizitë zyrtarë në Shqipëri.
Në njoftim thuhet se gjatë qëndrimit në
Tiranë, Krasniqi do të zhvillojë takime me zyrtarët më të lartë të Republikës së Shqipërisë, me të cilët do të diskutojë për koordinimin e aktiviteteve para fillimit të punimeve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
“U.D. i Presidentit, dr. Jakup Krasniqi do të bisedojë në takime të veçanta me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z.Bamir Topi, Kryeministrin Sali Berisha, Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, si dhe me anëtarët e delegacionit të Shqipërisë në Këshillin e Evropës Në vizitë, z.Krasniqi shoqërohet nga Xhavit Haliti, anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës,  Vlora Çitaku, Ushtruese e Detyrës së Ministres së Jashtme të Kosovës, Bilall Sherifi, shef i kabinetit të U.D. të Presidentit dhe Skender Reçica, këshilltar për Protokoll dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare”, thuhet mes tjerash në njoftim./indeksonline
shko