Skandale të reja në Shqipëri që dalin në sipërfaqe nga televizioni Top Channel. Pas rastit Pango, emisioni “Fiks Fare” ka denoncuar mbrëmjen e sotme korrupsionin në nivelet më të larta të qeverisë: Ilir Metën dhe Dritan Priftin. Në një video që ka mbërritur në redaksinë e emisionit shfaqen zëvendëskryeministri Ilir Meta dhe ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, të cilët bisedojnë për një aferë, që ka të bëjë me dhënien e një tenderi. Ja dhe dialogu i zhvilluar mes dy zyrtarëve, ndër më të lartët e qeverisë Berisha:
Meta: Tani, të dërgova një mesazh, ma kishte dërguar Turi. Thoshte: faleminderit për punën tuaj. Mua mu bë presion, por është e kotë. Në Lushnjë unë kam një që duhet ta bësh inspektor.
Prifti: Po cfarë problemi ka?
Meta: Kam detyrim, është një shoku im që e kam pasur në shkollë, duhet ta marrësh.
Prifti: Pa diskutim. Me kontratë do ta bësh?
Më pas dy zyrtarët e lartë vijojnë bisedën për një çështje tjetër. Pamjet tregojnë se Prifti është i gatshëm të plotësojë çdo kërkesë të Metës, që kanë të bëjnë me manipulimin e një tenderi.
Meta: Po për Bekimin si do ta zgjidhësh?
Prifti: Do ta zgjidh, do bisedoj edhe njëherë me “Armon” dhe mbase e anuloj.
Meta: Zgjidhe pra. Anuloje pra.
Prifti: Këtu ka një problem. Ta jap tenderin pa mbaruar punë? Të çojmë një letër zyrtare, ku thuhet: ky është vendimi.
Por aferat mes numrit dy të qeverisë dhe ministrit të atëhershëm të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës nuk mbarojnë me kaq. Ata diskutojnë për cështjen e një hidrocentrali, ku Meta thotë se nëse i jep lejen një personi të afërt me të, merr një fitim prej 7 për qind.
Meta: Për punën e hidrocentralit të Gimit, unë e takova dje njëcikë. Tani, nuk e di në c’formë do të hysh ti. Gimi më tha mbrëmë se ne mund të bëjmë dicka tek 7%. Ata le ta ndjekin dhe nëse e marrin le ta marrin ata. Kjo është e mbaruar. Gimi më tha mua, nga ana ime deri në 700.
Pastaj Meta zhvillon një bisedë telefonike, pas të cilës thotë se ka marrë garanci nga “doktori”, që puna do të marrë fund.
Meta: Alo, Gimi, si kalove? Fol pak me Dritanin.
Prifti: Dëgjo çfarë duhet të bëhet. Të më dërgojnë protokollin. Jo ti, ata të firmës. Ta bëjnë prapë dhe t’i bashkangjisin fletën e Apelit.
Pas telefonatës:
Meta: Për emrin tim, prandaj them që duhet bërë. Bisedova me doktorin dhe për një javë e mbyllim. Më pas duhet shumë kujdes... se prokuroria e hap... /indeksonline/