Çifti kishte disa muaj që kishin ndarë rrugët, por kishin vendosur ta mbajnë atë të
fshehtë derisa 27 vjeçarja Kunis, të promovonte filmin “Black Swan”.
“Ndarja ishte miqësore dhe ata janë ende miq të mirë”, ka thënë zëdhënësi i tyre për New York Post. Kuins ka shprehur frikën e saj për martesë me Culkin që në dhjetor të vitit 2009 ku kishte thënë, “Jo që unë nuk besoj në martesë, por thjesht nuk është një gjë shumë e rëndësishme për mua. Megjithatë unë do të kem fëmijë. Jam shumë egoiste që ti bëjë tani, por kur të jem e gatshme, nuk mendoj se duhet gjithsesi të martohem. Kam nevojë të kem një njeri në jetë që të kujdeset për mua dhe fëmijët, asgjë tjetër”./infoglobi