e hënë, 3 janar 2011

Toros ofendon Alkenën: Nuk di me fol shqip

Toros thotë se ka frikë se banorët mund ta “vrasin” natën si hije dhe këtë ia drejton Alkenës.  Alkena ulet pranë tij dhe i thotë se ajo është shqiptare dhe shqiptarët nuk të vrasin prapa krahëve, dhe ajo nëse do ta vriste, do ta
vriste në sy.
Torosit nuk i pëlqen përgjigjja e saj dhe i thotë që të mësojë historinë sepse sipas tij shqiptarët të vrasin prapa krahëve dhe më pas shton “po na bën si nacionaliste”.
Alkena i thotë se ajo është nacionaliste dhe krenare se është shqiptare. Toros i thotë se ajo nuk e njeh historinë e Shqipërisë dhe duhet që ta mësojë dhe më pas i thotë se atdhetarizmin nuk duhet ta tregojë në BB, por ta tregonte në frontin e luftës në Kosovë.
Alkena i thotë se asaj po i vjen keq që një shqiptar flet në këtë mënyrë dhe thotë “Ç’farë atdhetari je ti që flet në këtë mënyrë?”. Toros i përgjigjet “unë jam atdhetar se po të flas shqip dhe më kuptojnë të gjithë, ndërsa ti s’di me fol shqip”.
Kështu debati i tyre vazhdon me tone të larta dhe Toros vazhdon ta ofendojë Alkenën duke i thënë se ajo nuk di asgjë dhe të mos tregojë se është shqiptare. Alkena i thotë se ajo flet me fakte për ato që ka lexuar në libra, dhe Torosit duhet t’i vijë turp që flet në atë mënyrë, në radhë të parë për moshën që ka.
Toros i thotë se nëse është aq shqiptare, përse kosovarët nuk ndërrojnë fenë islame që ai e quan fenë e pushtuesit (për pushtimin turk). Alkena e irrituar i thotë se ai nuk ka si flet për fenë e saj kur ajo nuk e ka thënë kurrë në BB se çfarë feje ka. Banorët e pranishëm ndërhyjnë për të ndaluar këtë debat. Kështu Klodiana merr veç Torosin, ndërsa Ergysi tërheq Alkenën. Kështu debati i tyre përfundon/vip
shko