e enjte, 27 janar 2011

Qeveria e re e Kosovës, Thaçi në darkë me Dellin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) javën e ardhshme pritet ti shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare si dhe të bëjë certifikimin e tyre.



Ndërkohë, kryeministri në largim, Hashim Thaçi ka filluar takimet intensive me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, ku po bisedohet rreth krijimit të qeverisë së ardhshme të Kosovës.




Siç njofton agjencia e lajmeve INA, Thaçi është shprehur i gatshëm t'i dëgjoj sugjerimet e bashkësisë ndërkombëtare rreth garniturës së ardhshme qeveritare.



Pikërisht për formimin e qeverissh së ardhshme si dhe çështje të tjera relevante për stabilitetin e brendshëm të Kosovës dhe më gjerë, ai mbrëmë në një restorant të Prishtinës diku në periferi, është takuar me ambasadorin e SHBA-ve, Christofer Dell, Shefin e Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Peter Feith si dhe kreun e Partisë Liberale Serbe, Sllobodan Petroviç.



Një takim i njëjtë pritet të realizohet edhe sonte, ku nuk përjashtohet që përfaqësuesit ndërkombëtar t’i propozojnë kryeministrit Thaçi edhe emra për në postet ministrore. Në takim e sontëm pritet të marrin pjesë edhe aktorë tjerë të skenës politike kosovare.



Kryeministri Thaçi ka deklaruar se, para përvjetorit të tretë të pavarësisë së Kosovës do të ketë institucione të reja dhe në këtë drejtim do të respektohet të gjitha procedurat e parapara ligjore. (INA)
shko