Në harkun kohor të 1 muaji këngëtarja Rozana Radi është kthyer nga bionde, në flokëkuqe, për t’u rikthyer sërish vetëm pak ditë më parë në bionde. Ka qenë një nga koncertet e saj të fundjavës që e
ka sjellë Rozin të ndryshuar sërish në sytë e publikut.
Ishte pikërisht ky, koncerti që na njohu edhe më shumë me popullaritetin e vajzës së dashur të skenës. Gjatë asaj mbrëmjeje e kishe të vështirë t’i numëroje vizitorët dhe kjo për dy arsye: E para sepse ishin të shumtë në numër dhe e dyta sepse ishin gjatë gjithë kohës në lëvizje (duke kërcyer), si pasojë e këngëve ritmike që Rozi kishte zgjedhur për të interpretuar.
Përmes këtij takimi me fansat Rozana premtoi se shumë shpejt do të vinte për ta edhe kënga më e re e saj. Mbrëmja përfundoi rreth orës tre të mesnatës dhe asnjëri prej të pranishmëve nuk u largua përpara saj.