e mërkurë, 26 janar 2011

Xhandarmeria serbe po hyn edhe në Kosovë

Prezenca e xhandarmerisë serbe po vazhdon t’i shqetësoj dhe frikësoj banorët shqiptarë të cilët jetojnë në brezin kufitar me Serbinë, veçmas në fshatin Sllubicë, komuna e Gjilanit.
Ata thonë se nëse nuk ndërmerret diçka nga autoritetet kosovare dhe KFOR-i do të detyrohet të largohen nga vendlindja e tyre. "Ose na mbroni ose do të largohemi nga këtu, sepse ne nuk e
dëshirojmë praninë e xhandarmërisë këtu", ka thënë banorët e kësaj lagjeje.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, të mërkurën kërkoi prezencë më të madhe të KFOR-it dhe policisë në brezin kufitar me Serbinë, veçmas afër lagjes “Zahiraj”, ku shpesh ka prezencë të xhandarmërisë serbe.
Imami i fshatit Sllubicë, Jusuf Mustafa, kohë më parë deklaroi se, çdo të premte, kur vjen në Sllubicë për t`i kryer shërbimet fetare, njoftohet nga banorët për lëvizje të forcave serbe brenda territorit të Kosovës, deri në 500 metra thellësi, dhe kjo ndodh rregullisht. Ai dhe qytetarët e tjerë të këtij fshati, kërkuan nga paqeruajtësit amerikanë që t`u thonë qartë nëse janë ose jo të sigurt në tokat e tyre, për të cilat posedojnë tapi prej 200 vjetësh. (INA)
shko