Sergio Ramos, mbrojtësi i Real Madrid, mund të largohet nga klubi madrilen në verën e ardhshme për shkak të një konfrontimi me Cristiano Ronaldo dhe
për shkak të mungesës së besimit të trajnerit Mourinho.Gazeta italiane sportive “La Gazzetta dello Sport” shkruan: “Sergio Ramos dhe Real Madrid mund të “divorcohen” në fundin e këtij sezoni. Mbrojtësi spanjoll ka pasur disa “përplasje” me Cristiano Ronaldo dhe nuk gëzon besimin e plotë të Mourinho.”
Sipas të përditshmes sportive, Chelsea ka qenë gjithmonë i interesuar për Ramos dhe verën e shkuar ofroi 40 milionë euro për të, por presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, e refuzoi këtë ofertë. /indeksonline