brendshme për markën Ultimo dhe ka dëshmuar edhe njëherë se ka trup dhe pamje të mirë.
Kjo bukuroshe me gjashtë tatuazhe në trup flet anglishten,portugalishten,frengjishten,spanjollishten dhe italishten. Është vegjetariane dhe i pëlqejnë kafshët , respektivisht qentë dhe ka tetë qen. Ndërkaq përveç karrierës si fotomodele ajo dëshiron të studjoj filizofinë.
Sa i përket karrierës si modele ajo e ka ëndërruar që kur ka qenë në moshën 10 vjeçare.Duke iu falemnderuar agjentit të modës,menaxherit,Sergio Mattos ajo futet në ujrat e manekenizmit dhe vazhdon me sukses këtë rrugë.
Pikërisht ky menaxher ka zbuluar dhe ka futur në rrugën e manekenizmit edhe modelen tashmë të njohur Gisele Bundchen.
Në vitin 1999 Raica Oliveira u gjend në mesin e 30.000 kandidateve të paraqitura në Elite Model Look dhe aty doli fituese.
Në përzgjedhjen botërore në Francë ajo merr vendin e dytë dhe kështu me këtë çmim ajo veç futet në rjedhat ndërkombëtare të modës.
Dior, Dolce & Gabbana, Yves Saint Laurent, Vogue, Chanel, Lancome, Victoria's Secret, Pepe Jeans, Sports Illustrated, JLO, H&M, Elle, Marie Claire, TNG, Ann Taylor dhe XOXO etj, janë disa nga markat e njohura botërore dhe magazinat e modës ku ajo ka bashkëpunuar.
Tashmë është bërë fytyrë e njohur e Ultimo që nga viti I kaluar kur erdhi dhe zuri vendin e modeles Kelly Brook.