e diel, 2 janar 2011

Skandalet e vitit 2010


Rrezarta Shkurta rrihet me Rozana Radin

E gjithë historia e prishjeve të raporteve mes Rezarta Shkurtes dhe Rozana Radit kishte filluar në shou spektaklin “Vip shpija” që u organizua në

pranverën e këtij viti në Kosovë. Këngëtarët shqiptare kishin ardhur nga Shqipëria për t’i qëruar hesapet përpara shikueseve dhe simpatizueseve të tyre.

Sharje, fyerje e deri në banalitet nuk mungonin duke iu drejtuar njëra-tjetrës. Ani pse gjestet e tyre konsideroheshin vetëm lojë, në fakt realiteti qëndroi ndryshe. Në këtë shou ishte edhe modelja durrsake Afrovite Goga, për të cilën thuhej se e kishte sjellë vetë Rezarta për ta pasur krah të fortë gjatë ditëve sa qëndronte brenda “Vip shpisë”. Mirëpo pas daljes nga “...shpija”, Rezi i prishi marrëdhëniet më Viten, ku thuhej se edhe janë përleshur, ndërsa u fol se këngën “Budallaçka e vogël” në festivalin “Kënga Magjike” ia kishte kushtuar pikërisht asaj.

E kur jemi te “Kënga Magjike” për një çast menduam se gjithçka u rregullua mes Rrezartës dhe Rozanes, të cilat edhe përmes pamjeve televizive na u shfaqen duke u përqafuar. Por, duket se kjo u bë veç për publicitet. Vetëm disa ditë më vonë, Rozana në emisionin “Zone e lirë” gjatë intervistës me Arian Çanin, ka deklaruar se nuk e njeh Rezarta Shkurtën.

Kjo e fundit e nënçmuar nga injoranca e Rozit, e thërret në celularë dhe kërkon që të takohet urgjentisht për ti sqaruar problemet. Siç ka deklaruar Rozi në Polici rasti ka ndodhur në orën 2 pas mesnate. Sapo është takuar, Rezarta nuk ka diskutuar fare më të, por e ka qëlluar me grusht në fytyrë. Rozana ka raportuar se në këtë përleshje është përfshirë edhe Ermal Hoxha, bashkëshorti i Rezartës, i cili i ka dalë në ndihmë gruas së tij.

Dafina Zeqiri përleshet me Xhuli Nurën

E kur jemi te rrahjet, siç është njoftuar një rast i tillë ka ndodhur edhe në Kosovë por më pasoja më të vogla. Bëhet fjalë për një përleshje mes këngëtares Dafina Zeqirit dhe modeles Xhuli Nura.

Gjithnjë sipas fjalëve që kanë qarkulluar, është mësuar se ngjarja ka ndodhur në kafeterinë “Monako” në qendër të Prishtinës. Thuhet se i gjithë ky skandal ka ardhur për shkak të dashurit të Dafinës, Krenarit, i cili e paska pas një lidhje të fshehtë me Xhulin derisa Dafina ka qenë në Suedi te familja e saj.

Në anën tjetër, e shumë përfolura e këtij viti, Xhuli Nura, këtë lajm e ka mohuar duke thënë se kurrë nuk ka pasur lidhje me Krenarin, madje ka deklaruar se ka qenë vet Krenari që ju ka vardis asaj, por kjo nuk ka pranuar që të këtë asgjë më shumë se shoqëri.

Xhuli në videoseksi

Skandalet për modelen Nura nuk përfundojnë më kaq. Gjatë verës një videoincizim në të cilin shihej Xhuli duke bërë skena të nxehta para një kamere kompjuterike, tronditi opinionin kosovar. Megjithatë, ndonëse incizimi ka qarkulluar për javë të tërë nëpër internet, Xhuli e mohon edhe këtë duke thënë se ka qenë një montazh. Sipas saj ngjarja është në polici dhe shumë shpejtë do të dëshmohet e vërteta dhe do të zbulohet personi që e ka montuar videon. Deri atëherë, mbetet të shihet!

Klodi i Big Brother3 – Homoseksuali i vetëshpallur

As edicioni i tretë i spektaklit “Big Brother” në Shqipëri nuk kaloi pa skandale. Këtë herë në qendër të vëmendjes nuk ishin lidhjet e dashurisë apo përleshjet më pjata mes konkurrenteve, por ishte homoseksualiteti i disa konkurrentëve. Ai që mori guximin i pari në historinë e spektakleve shqiptare ta tregojë haptas orientimin e tij seksual, ishte Klodian Çela, i njohur si Klodi.

Mirëpo, ky realitet nuk u prit mirë nga masa dhe nuk gjeti mbështetjen e popullit, sa që e bën djalin nga Lezha të ndihet disa herë edhe i kërcënuar dhe të kërkoj ndihmën e policisë. Pas deklaratave të tij publike ku ka thënë se ka prirje homoseksuale, shumë vendas të tij nga Lezha kanë dal disa herë në protestë kundër Klodit dhe fjalëve të tij.

Ai u bë i pari VIP homoseksual te shqiptarët, por në shumë intervista, Klodi ka treguar se ka shumë fytyra publike të cilët janë homoseksual dhe kanë poste të larta nëpër institucione e media shqiptare të cilët fshehin prirjet e tyre seksuale nga frika e rënies së reputacionit që kanë në opinion. Ndërkaq ndryshe nga Klodi, konkurrenti tjetër, Seldi i cili sa ishte brenda shtëpisë bëri lidhje me banoren Domenika, nuk i shkoi lidhja njëjtë edhe jashtë shtëpisë.

Domenika doli haptas në opinion dhe tregoi se lidhja e tij me Seldin ka marrë fund, ngase sipas saj ai ka përcaktim homoseksual dhe është i lidhur me këngëtarin Sinan Hoxha. Të dy këta të fundit u munduan që ta mohojnë në mënyra të ndryshme, por sa pi ujë kjo kur lajmi mori dhënë.

E mbyt njeriun dhe gjen strehim tek “Shpija…”

E nga “Big Brother” kthehemi të “Shpija e Kosovës 2”. Siç shihet për të qenë pjesë e këtyre spektakleve, duhet patjetër të kesh një jetë të vrazhdë, të hidhur apo të bësh skandale gjatë emisionit. E përfolura e këtij shou programi, i cili është ende duke u zhvilluar në njërin nga televizionet tona nacionale, është Arjeta Oruçi.

Më të hyrë në “shpija…” vajza u akuzua për një aksident që i kishte ndodhur bashkë me tre shokët e saj ku njëri nga ata (Fitim Meholli) kishte humbur jetën. Me të parë në televizion Arin, familja Meholli kërkoi nga organizatorët që kjo vajzë të largohet urgjentisht nga emisioni, sepse sipas tyre nga pakujdesia e saj, vetura në të cilën kanë qenë këta persona është rrokullisur, kurse si pasojë, ka gjetur vdekjen biri i tyre 21-vjeçar.

Sipas letrës që familja Meholli ka drejtuar në këtë spektakël thuhet se Arjeta duhet të dalë nga “Shpija…” sepse nuk është në rregull që të marrë pjesë në spektakël një person që është në ndjekje penale dhe e cila del dhe thotë se ka hyrë të bëjë skandale, kurse djali i tyre “të hajë dhe”. Pavarësisht kësaj, Arjeta është duke e vazhduar “rehatinë” në këtë shtëpi dhe deri tash shihet si konkurrenti më i fortë i këtij edicioni./yp
shko