e hënë, 10 janar 2011

Të jesh i shëndetshëm në dimër

Ndërkohë që dimri na bën të përjetojmë shumë gjëra zbavitëse, koha e ftohtë sjell me vete probleme shëndetësore si gripi stinor, dhimbjet e fytit, ftohjen dhe pneumoninë.
“Ehow.com” thekson se ne mund të marrim masa të ndryshme parandaluese për t’u mbrojtur nga këta sëmundje: 

-vendosini batanijet, çorapet e trashë, peshqirët e thatë, dorezat dhe kapuçët në një vend të lehtë për t’u arritur.

- ruani në shtëpi supë dhe ushqime të nxehta, të cilat do t’ju ngrohin gjatë stinës së dimrit. Konsumoni vazhdimisht pije të nxehta si çaji, kafeja apo të tjera. Çaji është shumë i mirë për dhimbjen e fytit. Çaji jeshil dhe çaji me limon dhe mjaltë janë pijet më popullore të konsumura në ditët e ftohta.

- sigurohuni që pjesëtarët e familjes tuaj të marrin vitamina të bollshme çdo ditë. Kur nuk gjeni fruta të cilat janë depo të vitaminave mund të përdorni hapat e vitaminave në mëngjes ose në darkë.

- mos iu afroni personave të sëmurë dhe mos shtrëngoni duart me to. Paralajmërojeni fëmijën tuaj të qëndrojë larg nxënësve të sëmurë në klasë. Kërkoni dhe vitaminat A, C, E dhe ato të cilat përmbajnë selenium dhe zink për t’u mbrojtur nga sëmundjet.

- mbani në çantë tableta vitamine C edhe për dhimbjet e fytit. Nëse ndjeni shenjat e ftohjes apo gripit merrni menjëherë një nga këta tableta.

- para se të vijë dimri  gjeni dhe mbani në shtëpi qetësues dhimbjesh, zhbllokues hundësh dhe ilaçe kundër alergjisë. Kontrolloni dhe termometrin nëse punon.

- përpiquni të qëndroni në shtëpi kur është shumë ftohtë apo kur  bie shi. Mos e nxirrni fëmijën jashtë me flokë të lagura. Mbajini në vend të thatë dorezat, kapuçin dhe këpucët që përdor kur luan jashtë.
shko