e diel, 27 shkurt 2011

Big Mama qeth flokët

Është njohur gjithmonë për ekzibicionet e saj, por ky i fundit është pa diskutim më i veçanti. Këngëtarja e njohur nga Tetova, Big Mama ka publikuar ditë më
parë në Turqi klipin e saj më të ri. Aktualisht, sikundër dhe ju kemi informuar, Big Mama është duke zhvilluar karrierën e saj artistike në Turqi.

Klipi i saj i fundit është komentuar pozitivisht nga shumë prej medieve turke, të cilat kanë zbuluar edhe disa nga detajet befasuese të klipit. Për look-un e këngëtares në këtë klip është kujdesur parukieri personal i Tarkanit, i cili gjatë xhirimeve hyn për t’i qethur Big Mamas edhe anën tjetër të kokës. 

Pra, nëse deri tani Big nuk kishte flokë vetëm nga njëra anë e kokës, tani nuk do të ketë nga të dyja. E vetmja zonë me flokë në kokën e saj duket se ka mbetur mesi, shkruan revista “Bluetooth”./yp
shko