e martë, 18 janar 2011

"Times": Serbia vrau kryeministrin suedez

Ish-kryeministri i Suedisë Olaf Palme u vra në vitin 1986 me urdhër të shërbimeve sekrete jugosllave.

Lajmin e bën të ditur gazeta londinze “Times”, e cila iu referohet dëshmive të reja që sugjerojnë një pistë të tillë.
Sipas hetimeve të zhvilluara në Gjermani, shkruan “Times”, shërbimet sekrete jugosllave rekrutuan për këtë vrasje mercenarin serb Vinko Sindicic.
Sindicic, i cili është dënuar me 15 vjet burg në Skoci për tentativë vrasjeje, ka paraqitur detaje kyce lidhur me vrasjen e kryeministrit suedez.
Edhe revista gjermane “Fokus”, e njohur për kontaktet me shërbimet e fshehta, thotë se Palme u vra nga shërbimi sekret serb, me planin që fajin t’ia hidhte separatistëve të djathtë kroatë.
Palme u vra në vitin 1986 në qendër të Stokolmit teksa ecte i pashoqëruar nga truprojat. Vrasja e tij tronditi jo vetëm Suedinë, por të gjithë Evropën./on

shko