Partitë politike në Shqipëri nuk janë tërhequr nga pozicionet e ashpra kontradiktore dhe akuzat e rënda pas demonstratës së djeshme ku humbën jetën tre veta dhe u plagosën me dhjetëra të tjerë.
Kryeministri dhe lideri i PD-së, Sali Berisha deklaroi se lidershipi i opozitës do të përballet me pasojat për organizimin e dhunës.
Berisha ka theksuar se aktet e dhunës kanë
qenë një skenar i organizuar nga Edi Rama dhe njerëzit e afërt me të, të cilët rekrutuan sipas tij kontigjente të krimit të organizuar.Kryeministri i vendit Sali Berisha ka paralajmëruar se demonstratës së dhunshme të organizuar dje nga opozita do t’i përgjigjet me një miting paqësor ditën e mërkurë.
Kryetari i PS-së, Edi Rama ka kërkuar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit që të zbatojë urdhër-arrestimet e gjashtë punonjësve të Gardës së Republikës, që sipas Ramës, enden ende të lirë, duke përbërë rrezikshmëri shoqërore.
Ai ka shprehur edhe njëherë gatishmërinë e opozitës për të vazhduar demonstratat e saj në mënyrë paqësore dhe pa dhunë.
“Do të vazhdojmë në rrugën tonë, nuk do të ndalemi në demonstrimet tona, sepse është një udhëkryq ku ndalen dy botë, ajo e lakuriqit të natës dhe ajo e dritës së të vërtetës”, ka theksuar Edi Rama.
Kryetari i LSI, Ilir Meta ka reaguar ndaj protestave të dhunshme, duke deklaruar se partia e tij e kishte paralajmëruar një gjë të tillë.
Meta ka bërë përgjegjës kryetarin e PS, Edi Rama se ka organizuar një grusht shteti duke përdorur persona me precedentë penalë.
“PS organizoi persona me precedentë penalë. Edi Rama organizoi një grusht shteti ndaj qeverisë. Edi Rama bëri thirrje për protestë të pakontrolluar. Kreu i PS qëndroi për 4 orë në prapaskenë dhe doli para mediave vetëm kur mori vesh se ka viktima. Doli për të thënë se rrugeçërit e tij u provokuan”, ka deklaruar Meta.
Sipas tij, kanë qenë “kriminelët” e rekrutuar nga lideri i opozitës ata që provokuan të parët forcat e rendit dhe jo e kundërta.
Ndërkohë, po sot bashkësia ndërkombëtare ka vazhduar apelet ndaj politikës shqiptare të distancohet nga dhuna dhe të angazhohet për një kompromis politik për të nxjerrë vendin nga kriza.
“PS organizoi persona me precedentë penalë. Edi Rama organizoi një grusht shteti ndaj qeverisë. Edi Rama bëri thirrje për protestë të pakontrolluar. Kreu i PS qëndroi për 4 orë në prapaskenë dhe doli para mediave vetëm kur mori vesh se ka viktima. Doli për të thënë se rrugeçërit e tij u provokuan”, ka deklaruar Meta.
Sipas tij, kanë qenë “kriminelët” e rekrutuar nga lideri i opozitës ata që provokuan të parët forcat e rendit dhe jo e kundërta.
Ndërkohë, po sot bashkësia ndërkombëtare ka vazhduar apelet ndaj politikës shqiptare të distancohet nga dhuna dhe të angazhohet për një kompromis politik për të nxjerrë vendin nga kriza.
10: 24 - Në Tiranë sot gjendja është normale, pas demonstratës së djeshme që përfundoi me 3 viktima dhe mbi 60 të plagosur gjatë përleshjeve midis demonstruesve dhe policisë.
Siç bëhet e ditur jozyrtarisht, gjatë orëve të natës ndërroi jetë në spital edhe protestuesi i katërt, i cili ishte me plagë të rëndë dhe gjendjen e rënduar shëndetësore.
Prokuroria shqiptare prej mbrëmë ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen duke nxjerrë në terren një grup të specializuar hetimor.
Ekipet e hetuesve janë vendosur pranë kryeministrisë, në spitalin ushtarak dhe komisariatin e Tiranës për të siguruar, evidentuar dhe sekuestruar provat materiale.Partitë politike nuk kanë ndaluar së akuzuar njëra tjetrën për demonstratën e dhunshme dhe përgjegjësitë për vrasjet e civilëve.
Opozita sot ka shpallur ditë zie për viktimat që humbën jetën, ndërsa ajo paralajmëroi se do të vijojnë protestat pa ndërprerë gjatë ditëve të ardhshme.
Kryeministri Sali Berisha akuzoi kreun e PS-së, Edi Rama si fajtorin përgjegjës për demonstratën e dhunshme. Ai theksoi se askush nuk do të mund të marrë pushtetin me dhunë, ndërsa paralajmëroi masa hetimore duke ndëshkuar përgjegjësit e dhunës.
Kreu i PS-së, Edi Rama fajësoi qeverinë duke theksuar se masa protestuese u provokua nga organet e rendit. Ai gjithashtu kërkoi një hetim të plotë për gjithë dhunën e ushtruar, duke shprehur keqardhje për viktimat.
Deputeti i PS-së, Kastriot Islami ka deklaruar mbrëmë për “Ora News” se PS duhet të distancohet nga dhuna dhe demonstruesit e dhunshëm, pasi që sipas tij, përgjegjësia do të bie mbi këtë parti.
Duke e cilësuar se e gjithë kjo situatë kaotike çon në dëmtim të imazhit të vendit, Islami tha më tej se mospjesëmarrja e tij në demonstratë kishte të bënte me kaosin e krijuar.Lidhur me demonstratën e dhunshme reaguan SHBA, BE, OSBE, Këshilli i Evropës dhe faktorë të tjerë ndërkombëtarë.
“Na vjen keq që demonstrata nuk ishte paqësore dhe që nuk u morën parasysh thirrjet për qetësi që u bënë përpara protestës”, ka theksuar zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit P J Crowley.
Amnesty International ka kërkuar hetime të plota lidhur me vrasjet e demonstruesve./ina