Një majë tjetër e maleve Tian Chian mban tashmë emrin e ish-presidentit rus Boris Jelcin. Vendimi i qeverisë së kësaj ish-republike sovjetike të Azisë Qendrore, pritet ende të ratifikohet nga parlamenti, gjë që sipas analistëve, do të jetë një formalitet, pasi parlamenti i ri kirgiz është prorus dhe kryeministri i ri Almazbek Atambajev e kreu vizitën e parë jashtë vendit në Moskë, për t'u takuar me homologun Vladimir Putin.
Kirgizistani ishte arenë e një serë aktesh dhune, veçanërisht etnike në qershor në jug të vendit, që shkaktuan qindra të vdekur./bw