ndikimit të Turqisë në rajonin e Ballkanit.
Në një bisedë të ndihmës sekretarit amerikan për çështje politike, Uiliam Berns me nënsekretarin e Ministrisë së jashtme turke, Feridun Sinirlioglu nënvizohet se Bashkimi Evropian (BE) kundërshton angazhimin e fuqishëm të Turqisë në Ballkan dhe se SHBA me kujdes shohin këtë zhvillim, informon agjencia e lajmeve INA.
Sipas dokumentit që ambasadori amerikan në Ankara e ka dërguar në Uashington në shtator të vitit të kaluar, pasqyrohet vendosmëria e Qeverisë turke për të kundërshtuar përpjekjet e vazhdueshme të BE-së për të shmangur Turqinë nga Ballkani.
Në një korrespodencë drejtuar Uashingtonit, thuhet se shefi i diplomacisë turke Ahmet Davutogllu ka shkaktuar një valë reagimesh dhe rezistencës së hapur për praninë turke në Ballkan.
"Ky qëndrim që na rikthen në të kaluarën, i kombinuar me tendencën e Turqisë për të zbatuar atë në bashkëpunim me politikanët vendorë me orientim islam, vazhdimisht krijon probleme të reja," paralajmërohet në korrespondencën e Ambasadës në Ankara drejtuar Departamentit të Shtetit.
Shefi i diplomacisë turke, Ahmet Davutolgu ka theksuar se Turqia po punon në ngritjen e një Ballkani të ri, i cili ka qenë një shembull i suksesit në kohën e Perandorisë otomane.
“Ne duam një rajon të ri të Ballkanit, i bazuar në themelet e vlerave politike, bashkëpunimit ekonomik, bashkëpunimit në harmoninë kulturore. Ky ka qenë edhe Ballkani otoman. Ne do të përtërijmë këtë Ballkan, sepse shekujt e këtij Ballkani kanë qenë një rrëfim i suksesshëm, por tani duhet ta përtërijmë”, ka theksuar Davutogllu./ina