e diel, 27 shkurt 2011

Birmingham fiton League Cup pas 48 vjetësh

Sulmuesi nigerian Obafemi Martins ka shënuar gol një minutë pa përfunduar koha e rregullt, për t'ia mundësuar kështu Birmingham Cityt të fitojë trofeun e League Cup pas plot 48 vjetësh.
Birmingham City fitoi të dielën, pasi mposhti në finale Arsenalin me rezultatin 2:1. Martins u fut në lojë në minutën e 83-të. Ai gjashtë minuta më vonë shfrytëzoi një mosmarrëveshje të portierit Wojciech Szczesny dhe mbrojtësit Laurent Koscielny dhe shënoi lehtë në portën e zbrazët. Golin tjetër për Birminghamin e shënoi Nikola Zhigiq (28'), derisa për Arsenalin realizoi Robin van Persie (39'). Birmingham, trofeun e vetëm në League Cup e kishte fituar më 1963.
shko