Duke lexuar >
Fillimi
>
SPORT
>
Peja fitoi derbin në "Minatori"
Basketbollistët e Pejës kanë fituar derbin e javës së 16-të të BKT Superligës së Kosovës në basketboll. Pejanët fituan të dielën mbrëma në palestrën "Minatori" në Mitrovicë, përballë skuadrës vendase Trepça (73:62).
Rron Grapci me 25 pikë, i ndihmuar edhe nga kushëriri i tij, Valdet Grapci me 19, ishin më efikasët në fitoren e re të Pejës, e cila tani ka 28 pikë dhe mban pozitën e tretë. Trepça ngelet e katërta me 24 pikë.
Te Trepça lojtarët më efikas ishin Gazmend Asllani e Besnik Azemi me nga 23 pikë./kn
Artikujt tjerë të ngjajshëm:
SPORT