e shtunë, 26 shkurt 2011

Ermela rrefen historine e saj te dashurise

Për herë të parë në shtëpinë e “Big Brother”, Ermela ka rrëfyer historinë e saj të dashurisë, që duket se e ka ende peng. 


Ermela u ka rrëfyer miqve të saj se ka pasur një eksperiencë 4-vjeçare me një djalë dhe që pas ndarjes me të, e ka pasur shumë problem që të lidhet me një person tjetër dhe të mos e krahasojë me të.
 “Nuk besoj se do të gjej një person tjetër si ai”, thotë Ermela. Ajo ka pohuar se foton e tij e mbante si pikë referimi për gjithçka. Ermela nuk ka lënë pa përmendur as momentin e ndarjes me të. Ajo ka treguar se e ëma e tij i ka parë disa foto me të, por i ka folur keq për Ermelën. 


“E ëma ka vdekur dhe ai e mban si amanet, nuk ka për t’u lidhur më me mua”, thotë Ermela. Ajo thotë se ngjanin shumë bashkë dhe i kishin zili të gjithë, por njerëzit e tjerë e kanë penguar dashurinë e tyre.
shko