e mërkurë, 13 prill 2011

Sonte në Vushtrri luhet miqësorja Kosova – Bullgaria

Sonte me fillim prej ora 18:00 në Palestrën sportive ‘Jeton Terstena - TOTA’ në Vushtrri zhvillohet ndeshaj miqësore ndërkombëtare në konkurrencën e femrave të grupmoshës U19 në mes të Përfaqësuesës së Kosovës dhe asaj të Bullgarisë. Në këtë takim prezent do të jetë edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit z.Memli Krasniqi dhe zyrtarë tjerë të Ministrisë dhe DSK-së si dhe kryetarj e posa zgjedhur e Federatës së Hendbollit të Bullgarisë znj.Rosica Bakardjieva me bashkëpunëtor.

Përfaqësuesja e Kosovës tani e tri ditë është duke bërë përgatitje te përbashketa në Ferizaj, dhe paksa e përforcuar edhe me tri hendbolliste të grupmoshës U21 (sipas marrëveshjes me Përfaqësuesen bullgare) do të orvatet të tregon lojë të mirë për adhuruesit e hendbollit në qytetine Vushtrrisë, qytet ky i hendbollit.
Ndeshja fillon ne ora 18:00, kurs e drejtojnë gjyqtarë nga Gjakova Bytyqi –Kasapi./TopLajm
shko