Sipas RTK-së, që i referohet burimeve të saj brenda PDK-së, kjo parti do t;i ketë deri në 8 ministri (gjysmën), AKR-ja nga 3 deri në 4, “Lista Dr. Ibrahim Rugova” një ministri dhe ministritë e tjera për minoritetet.
Televizioni publik raporton se zëvendëskryeministër i parë do të mbetet Hajredin Kuçi, kurse dy zëvendëskryeministra të tjerë do të jenë edhe Muhamet Mustafa i Koalicionit Kosova e Re, dhe Slobodan Petroviqë i SLS-së. Sipas disa burimeve, zëvendëskryeministër i katërt do të jetë Ukë Rugova.
Sipas RTK-së, Fatmir Limaj nuk do të jetë në qeverinë e re.
Ndërsa, ministrat e mundshëm janë: Enver Hoxhaj – ministër i Jashtëm, Bekim Qollaku – ministër i Arsimit, Bajam Rexhepi – ministër i Punëve të Brendshme, Vlora Çitaku – ministre për Integrime Evropiane, Agim Çeku – ministër i FSK-së, Ferid Agani – ministër i Shëndetësisë.
Edhe Mimoza Kuari-Lila do të jetë në kabinetin e ri qeveritar, ndërsa ministritë e tjera dhe emrat e ministrave të rinj pritet të mësohen së shpejti./kn