e martë, 22 shkurt 2011

Indiani ka 39 gra dhe 94 fëmijë e 33 nipër

Njerëzit sot mezi arrijnë të ushqejnë dy fëmijë, por indiani Zion Chana ushqen, besoni ose jo, 94 fëmijë. Chana është i zoti i shtëpisë në familjen më të madhe në botë! Ai ka 39 gra, 94 fëmijë dhe 33 nipër e mbesa. Të gjithë ata jetojnë në një shtëpi katërkatëshe në fshatin Baktwang të shtetit Mizoram në Indi.

Familja e indianit e vetme mund ta formojë një fshat. Janë aq shumë sa që edhe ndërtesa katërkatëshe me më shumë se 100 dhoma është e ngushtë për ta. Por ata megjithatë janë të lumtur. Kanë njëri-tjetrin, jetojnë në harmoni dhe e ndihmojnë njëri-tjetrin.

“Ndjehem me fat. Zoti ma ka falë një familje të madhe për tu kujdesur për të. Mendoj se jam shumë i lumtur për faktin se kam 39 gra dhe që jam kryefamiljari i familjes më të madhe në botë”, tha Chan, i cili njëherësh është edhe udhëheqës i një sekti indian i cili lejon burrat të martohen me shumë femra.

Indiani brenda një viti ishte martuar dhjetë herë. Por secilës grua i kushton kujdes. Në shtratin e tij secila grua vjen në parimin e sistemit të rotacionit.

“Ai është personi më i rëndësishëm në shtëpinë tonë, ndërsa njëherësh ai është edhe burri më i bukur i fshatit”, thotë Rinkmini bashkëshortja 35 vjeçare e Chanait për gazetën britanike The Sun./mo
shko