e hënë, 14 shkurt 2011

“King’s Speech” fiton 7 çmime BAFTA (video)

Filmi “King’s Speech” në të cilin Colin Firth e luan Mbretin George VI, është shpallur filmi më i mirë nga Akademia Britanike për Arte Filmike dhe Televizive, BAFTA.

Firth gjithashtu u shpall aktori më i mirë, ndërsa partnerët e tij në film, Helena Bonham Carter dhe Jefrey Rash e fituan çmimin e aktores dhe aktorit më të mirë dytësor.



Përveç këtyre shpërblimeve, “King’s Speech” u përzgjodh filmi më i mirë britanik, për muzikën më të mirë filmike dhe skenarin origjinal. 
Çmimin për filmin më të mirë të animuar e mori “Toy Story 3”.


Çmimi për filmin më të mirë të huaj i takoi versionit origjinal suedez të filmit “The Girl With the Dragon Tattoo”. 
Ndërsa, filmi “Inception” mori çmimin për zërin më të mirë, dizajnin e produksionit dhe efektet speciale. /kn



shko