“Arsenali dëshmoi karakterin, u pa se megjithë dominimin tonë të cili i mungonin vetëm golat,
Arsenali nuk heq dorë. Revanshi do të jetë interesant, besoj se kemi fuqi edhe një herë të mposhtim londinezët”, tha pas ndeshjes Guardiola.
Brenda pesë ditëve Barcelona regjistroi barazimin e parë kampionat me Sportingun e Gijonit, i pari pas 16 fitoreve rresht, kurse të mërkurën pësoi humbje. Makina u ndal pakës, mirëpo 70 minutat e luajtura në stadiumin Emirates treguan se Barcelona momentalisht është në krizë të rezultatit. Por, ka edhe një imtësi - nuk luan kapiteni i katalansave, Carles Puyol. Dikush mund të pyes po ç’lidhje ka kjo me lojën ofensive të Barçës. Statistikat tregojnë se ka . Guardiola brenda dy sezonave e gjysmë ka humbur vetëm 13 ndeshje.
Në nëntë prej këtyre humbjeve në formacion nuk ka qenë Puyol, i cili para së gjithash sjell siguri në mbrojtje, ndërsa, në anën tjetër, Barça luan mbrojtje më të cekët, linja e fundit qëndron në qendër të fushës dhe këtu qëndron fuqia e katalanasve. Guardiola të mërkurën e ka shqetësuar me siguri edhe një detaj tjetër. Pos Puyyolit të lënduar, i cili ende nuk dihet se a do të jetë gatshëm për revanshin më 8 mars, nuk do të mund ta aktivizojë as Piquen për shkak të dy kartonëve të verdhë.
Analistë megjithatë mendojnë se kalimi në çerekfinale të Ligë së kampionëve Barcelonës duhet t’ia sigurojë mesi i fushës dhe sulmi. Iniesta i Xavi, për të cilët shumëkush thotë se janë zemra e ekipit, janë jashtëzakonisht lojtarë të rëndësishëm. Por, nëse e analizojmë mirë, shijet se të gjitha sukseset dhe fitoret Guardiola me shoqërinë e tij i ka arritur vetëm kur ka shkëlqyer edhe Lionel Messi. Në Londër ai edhe një herë ishte shumë i mirë, por jo i shkëlqyeshëm. Tri herë u gjet në raste të mëdha për të shënuar gol, kurse atij i ngjan rrallë të mos shënojë. Sidoqoftë, Barcelona edhe më tutje mbetet favorit për të depërtuar në rrethin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve./kn