e premte, 18 shkurt 2011

Ian Cliff emërohet ambasador britanik në Kosovë

Ian Cameron Cliff është emëruar ambasador i ri i Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës. Ai në këtë detyrë do të zëvendësojë pararendësin e tij Andry Sparkes, i cili kohë më parë është transferuar në shërbim tjetër diplomatik. Sparks është zëvendës i shef i misionit evropian, EULEX.
Në një njoftim të Ambasadës britanike në Prihstinë thuhet se zoti Kliff do ta nisë shërbimin e tij në Kosovë në muajin mars. Ian Kliff më herët ka shërbyer si ambadador britanik në Bosnjë e Hercegvinë, Sudan dhe në selinë e OSBE në Vjenë. Ai është martuar dhe ka tre fëmijë.
shko