“I bashkohem të gjithë amerikanëve duke ju shprehur urimet më të mira të gjithë atyre që po festojnë Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Është kjo një kohë për të reflektuar për betejën e gjatë të Kosovës për pavarësi dhe për të shikuar drejt një të ardhme më të sigurt dhe më të begatshme për të gjithë qytetarët e Kosovës,” thotë në deklaratën e tij presidenti Obama.
Presidenti amerikan në këtë deklaratë ju drejtohet edhe kosovarëve në Amerikë, duke ju thënë që të krenohen me vendin e tyre.
“Në Amerikë, ata që kanë rrënjët dhe familjen në Kosovë, mund të jenë krenarë me përparimin e jashtëzakonshëm që ka bërë vendi në tri vjetët e para të pavarësisë. Kam besim se miqësia në mes vendeve tona do të vazhdojë të rritet gjatë viteve të ardhshme,” thuhet në deklaratë-urimin e presidentit amerikan në tre vjetorin e pavarësisë së Kosovës./kn