të ndërhyjnë në komunikimin me satelit. Rezultati më i dukshëm do të jenë të ashtuquajturat "Dritat e Veriut".
Flakët diellore janë të fuqishme dhe lëshojnë energji të madhe. Ato dallohen si zona të ndritshme të Diellit dhe prodhojnë shkallë të lartë rezatimi.
Shpërthimi u informua dje nga agjencia hapsinore amerikane. NASA saktësoi në faqen e saj onlinë se më 15 shkurt dielli prodhoi shpërthimin e tij të parë të kategorisë X (më e larta) që prej mbi katër vjetësh.
Shpërthimi ishte paraprirë ditët e fundit nga disa të tjera më të lehta, të kategorive M,C.Fenomeni u shoqërua me një shpërthim të fuqishëm manjetik të kurorës së diellit, e cila lëshon në hapësirë në rreth 900 kilometra për sekondë plazma të jonizuar.
Shpërthimet diellore të kësaj fuqie mund të shkaktojnë çrregullime të rënda në sistemin e telekomunikacionit në tokë dhe në hapësirë si dhe në sistemin e shpërndarjes elektrike, paralajmëron NASA.
Shërbimet meteorologjike kineze kanë bërë të ditur tashmë se në komunikimet në radio me frekuenca të shkurtra ka patur çrregullime në jug të vendit, sipas agjencisë zyrtare "Hsinhua".
Në vitin 1972, një stuhi manjetike si pasojë e një vërshimi drite diellore zhyti në errësirë gjashtë milionë banorë në Kebek./topLajm