suksesshëm i Evropës dhe duke se s’e ka aspak në plan të ndryshojë sjellje. Në vitet ’50 Silvio Berlusconi ishte një këngëtar anijesh turistike. Pas kësaj ai u bë një manjat pronash të paluajtshme, një manjat mediash e më pas kryeministër. Por ai nuk është thjesht një miliarder; ai kontrollon partinë dominuese të vendit, rrjetet kryesore televizive dhe qeverinë. Por ajo që e karakterizon më shumë është tipi i tipi i tij. Pas vendosjes së datës së gjyqit, mediat italiane kanë publikuar 25 femrat që dyshohet se kanë pasur marrëdhënie me Berluskonin.
Femrat
Nicole Minetti
Graziana Capone
Ruby
Iris Berardi
Barbara Guerra
Maria Ester Garcia Polanco
Lisandra Silva
Alessandra Sorcinelli
Miss D'Addario
Noemi Letizia – Një modele që aspiron të bëhet aktore, në 18-vjetorin e së cilës kryeministri Berlusconi ishte i pranishëm. Ajo i drejtohet atij me “Papi”. Në foto ajo mban një varëse diamanti të cilën Berlusconi ia bëri dhuratë ditëlindjeje.
Barbara Matera – Një personazh televiziv dhe një tjetër kandidate e Berlusconi-t për në parlamentin evropian.
Camilla Ferranti – Berlusconi i tha kreut të kompanisë RAI se Ferranti duhet të marrë një rol në serialet televizive. Ajo ishte gjithashtu një prej përzgjedhjeve të Berlusconi-t për në parlamentin evropian.
Angela Sozio – Aktorja, e cila ka qenë pjesëmarrëse e “Grande Fratello”, u fotografua dy vjet më parë e ulur në prehrin e Berlusconi-t gjatë pushimeve verore në vilën e tij në Sardenjë
Eleonora Gaggioli – Ajo është një ndër të nominuarat e Berluskonit për në parlamentin Evropian
Mara Carfagna – Ajo ka qenë modele dhe tani është ministre e Shanseve të Barabarta në kabinetin Berlusconi. Kryeministri i tha asaj publikisht se do martohej me të “menjëherë” nëse nuk do ishte i martuar
Eleonora dhe Imma De Vivo – Dy binjaket kanë qenë protagoniste në programin televiziv “L’Isola dei Famosi”. Pasi u eliminuan nga ky program ato filluan punë si vajzat e motit në “Canale 5”, që i përket kryeministrit italian
Elena Russo – Një prej pesë femrave të përmendura në “kasetat Silvio”, në të cilat Berlusconi i telefonon producentes dhe mikes së tij për t’i gjetur punë “fluturave të tij të vogla”.
Michela Brambill - Politikania konservatore dhe kandidate në konkursin e bukurisë Miss Italia, e cila tani konsiderohet si pasardhëse e mundshme Berlusconi-t
Aida Yespica – Kjo është një protagoniste tjetër e programit televiziv “L’Isola dei Famosi” së cilës Berlusconi i tha, “Me ty do shkoja kudo, edhe në një ishull të braktisur”.
Mariastella Gelmini – Një avokate me profesion, e cila është ministrja e Arsimit në kabinetin Berlusconi
Micaela Biancofiore – Deputete të cilës Berlusconi i tha, “Nëse nuk do isha i martuar do martohesha menjëherë me ty”. Të njëjtën gjë ia tha dhe Mara Carfagna-s, ministre e kabinetit të tij
Stefania Prestigiacomo – Ministrja e Mjedisit në kabinetin e kryeministrit të pasionuar pas femrave.
Giorgia Meloni – Një ndër femrat e shumta në kabinetin e kryeministrit italian
Veronica Lario – Bashkëshortja e Berlusconi-t, me të cilën ai është në proces divorci pas skandaleve të shumta, në të cilat është përfshirë së fundmi kryeministri italian. Ish-aktorja, e cila është bashkëshortja e dytë e Berlusconi-t në janar të vitit 2007 mori një falje publike pasi kryeministri i tha Mara Carfagna-s se do martohej menjëherë me të nëse s’do ishte i martuar./topLajm