e premte, 18 shkurt 2011

Sannino - KE do të ndihmojë Kosovën


Prishtinë -  “Ne mirëpresim punën me qeverinë e Kosovës në realizimin e ambicieve evropiane të Kosovës.  Agjenda e BE-së është një agjendë e reformave të thukëta.  Sipas përvojës tonë edhe pse këto reforma janë të vështira, ato sjellin stabilitet dhe
prosperitet”, ka thënë z. Sannino.  Ai pastaj theksoi se Komisioni Evropian mbetet i përkushtuar të ndihmoj procesin e përkrahjes të Kosovës përmes asistencës substanciale financiare, si dhe përmes dhënies së ekspertizës në dispozicion për të ndihmuar qeverinë e ardhshme’, ka deklaruar Stefano Sannino, Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit Evropian për Zgjerim, i cili ka përfunduar vizitën e tij në Kosovë.
Sipas Sanninos ‘prioritetet kyçe të ciklit të vazhdueshëm të takimeve të Dialogut të Procesit të Stablizim-Asocijimit duhet të jenë si udhëzues për përpjekjet e qeverisë në reforma’
Gjatë vizitës së tij në Shtëpinë e BE-së në Mitrovicë, Sannino ka theksuar përkushtimin e Komisionit Evropian për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, përfshirë këtu Kosovën veriore.  ‘Kjo nënkupton ndërtimin e infrastrukturës së re, krijimin e vendeve të punës, mbështetje për shoqërinë civile dhe informimi në lidhje me BE-në’ ka thënë Sannino, sipas të cilit Zyra ndërlidhëse e KE-së, së shpejto do të dërgojë dy punëtorë të ri të përhershëm në Shtëpinë e BE-së.
Sannino ka shtuar se ‘BE pret angazhimin e Kosovës dhe Serbisë në dialogun e ardhshëm në mënyrë pragmatike dhe me frymë bashkëpunuese’.
Stefano Sannino është emëruar si Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i DP për Zgjerim në nëntor të vitit 2010.  Kjo ishte vizita e parë e tij në Kosovë në këtë kapacitet mirëpo ai gjatë njëzet viteve të fundit ka qenë aktiv në Ballkanin Perëndimor.

Diskutimet që i ka pasur me përfaqësuesit e qeverisë, liderët politik, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe përfaqësuesit ndërkombëtar ishin të përqendruara në rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE.  Ai inkurajoi liderët politik dhe qeverinë e re që ta përfshijë agjendën e reformave evropiane si prioritet më të lartë afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë./radio dukagjini
shko