e premte, 18 shkurt 2011

Krasniqi mandaton Thacin per ta krijuar Qeverine

"U.D. së Presidentit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi ka nxjerrë vendim për nominimin e z.Hashim Thaçi, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës" bene te ditur zyra per informim e kryeministrise.
Ne komunikate per media me tutje thuhet se "Duke u bazuar në nenin 90, në nenin 84 pika 14, në nenin 95 paragrafi 1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe në Vendimin Nr.231 – 2011, datë 07 shkurt 2011 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për certifikimin e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2010, U.D. së Presidentit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi ka nxjerrë vendim për nominimin e z.Hashim Thaçi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Sipas vendimit, mandatari i nominuar z.Hashim Thaçi në afatin më të shkurtër kohor, ftohet të bëjë koalicionet e nevojshme me partitë politike për të formuar koalicionin për Qeverinë e re dhe të dalë me propozim para Kuvendit të Republikës së Kosovës" perfundon komunikata.

Ky afat i shkurter kohor per te krijuar Qeverine eshte 15 dite, te pakten keshtu e parasheh Kushtetuta e Republikes se Kosoves. 

Burime te topLajm bejne te ditur se ky vendin i paraprine edhe finalizimit te marreveshjes mes PDK-se dhe AKR-se. Formalizimi sipas informatave qe posedon portali yne do te behet sot./toplajm
shko