e hënë, 28 shkurt 2011

Pali i premton Gjakovës sivjet 250 milionë euro investime

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Pal Lekaj ka premtuar të hënën se brenda gjashtë muajve nga Gjakova do të dalë prodhimi i parë për tregun e brendshëm dhe të jashtëm, ndërsa gjatë këtij viti pritet të hapen shumë vende të reja të punës.

Ai këto premtime i ka bërë një ditë para një vizite që do të bëjë në qytetin Baden-Baden të Gjermanisë, ku pritet të takojë rreth 30 ndërmarrës.
“Ne jemi  në rrugë të mirë që Gjakova të përfitojë dhe rezultatet shumë shpejt do të shihen.  Unë ju premtoj qytetarëve të Gjakovës se po vijnë ditë të mira për zhvillimin ekonomik lokal”, ka thënë Lekaj.


Sipas tij, vetëm brenda këtij viti në komunën e Gjakovës pritet të investohen rreth 250 milionë euro, në fusha të ndryshme si industri dhe veprimtari tjera ekonomike, ndërsa do të gjenerohen vende të shumta të punës. “Brenda gjashtë muajve nga Gjakova do të dalë prodhimi parë që do të jetë prodhimi xhamit”, premtoi ai.


Krejt çka duhet të bëjmë, është që ne t’iu  ofrojmë siguri, infrastrukturë dhe pronë. “Ne kemi identifikuar disa prona komunale dhe në bazë  të ligjit ekzistues do t’iu ofrojmë mundësinë, por nuk do të lëmë anash as bizneset private për të lidhur marrëveshje, ku si garantues do të jetë Komuna”, ka shtuar ai.


Para udhëtimit për në Gjermani, Leka
j ka thënë se përveç afaristëve të rajonit Baden-Baden të Gjermanisë, ai do të takojë edhe kryetarin e këtij rajoni, si dhe personalitete të shumta të jetës afariste e politike të këtij rajoni dhe më gjerë./kn
shko