rrëzohet qeveria, pavarësisht marrëveshjes së koalicionit, presidenti vazhdon mandatin pesëvjeçar deri në përfundim të tij. Analistët kritikojnë mënyrën e zgjedhjes së presidentit, meqë thonë se po i sjell dëme vendit.
Sipas Kushtetutës, presidenti është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit të Kosovës. Megjithatë, nga praktikat e deritashme, presidenti është zgjedhur në bazë të marrëveshjes që ka arritur partia fituese e zgjedhjeve me ndonjë nga partnerët e koalicionit.
Me Kushtetutën e re, si dhe me Ligjin për presidentin, edhe nëse prishet marrëveshja, mandati pesëvjeçar i presidentit nuk preket. Njëri nga hartuesit e Kushtetutës, Arsim Bajrami, shpjegon se një gjë e tillë është e domosdoshme për të mundësuar tranzicionet e pushtetit.
“Kjo është praktikë parlamentare, sepse presidenti shërben edhe si një mekanizëm tranzicional që mundëson edhe rotacionin e pushtetit apo alternimin e pushtetit. Dihet se pas zgjedhjeve, presidenti ndodhet në detyrë, për shkak se ai ka kapacitetin e caktimit të mandatarit dhe monitoron procesin e zgjedhjeve dhe rotacionit politik. Kjo është një zgjidhje që ekziston edhe në shtetet tjera”, thotë Bajrami,
Por, analisti për çështje politike, Ismajl Hasani, kritikon praktikat e deritashme që presidenti të burojë nga marrëveshjet politike mes partnerëve të koalicionit. Kjo, sipas tij, po përcillet me pasoja.
“Kjo praktikë është treguar joefikase dhe e dëmshme dhe domosdoshmërisht është treguar që institucionet e Kosovës sa më parë që është e mundur të bëjnë ndryshimet, përkatësisht të krijojë mundësi për zgjedhjen e presidentit me votë të lirë, përkatësisht populli ta zgjedhë presidentin për të mos ardhur në situata që subjekte të ndryshme politike në koalicione e lidhje të ndryshme, figurën e presidentit ta bëjnë si monedhë për kusuritje në proceset e koalicioneve partiake”, vlerëson Hasani.
Për këtë gjë, duhen ndryshimet kushtetuese si dhe ndryshimi i Ligjit për presidentin. Nëse një ndryshim i tillë ndodh gjatë kohës sa në fuqi është një president me mandat të plotë, ndryshimet zbatohen për presidentin pasues.
Arsim Bajrami shpjegon më shumë:
“Nëse zgjidhet presidenti, atëherë ai merr mandat të plotë kushtetues, për një periudhë pesëvjeçare dhe pa marrë parasysh ndryshimet eventuale kushtetuese apo ndryshimin e mënyrës së zgjedhjes së presidentit, presidenti mbetet në detyrë deri në përfundim të mandatit të fituar dhe zgjidhja e re kushtetuese aplikohet për presidentin pasues”.
Në legjislacionin e kaluar, partia fituese e zgjedhjeve, PDK-ja ia pati lënë postin e presidentit partnerit të koalicionit, LDK-së, e cila kishte dalë e dyta në zgjedhje.
Ndërsa, tash i nominuar për president është kreu i AKR-së, Bexhet Pacolli, partia e të cilit nuk ka fituar më shumë se tetë mandate, apo është renditur e pesta nga radhët e subjekteve politike shqiptare./topLajm