e shtunë, 19 shkurt 2011

Si t’i largoni problemet me kapsllëkun

Lëngu i mollës bën mirë për tretjen, si dhe për të shmangur problemet me jashtëqitjen. Ata që kanë probleme me zorrën e trashë duhet të pinë nga një herë në ditë nga një gotë lëng frutash.
Të sëmurët është mirë që larjen ta bëjnë në vaskë në pozicionin ulur, duke i shtuar ujit lëvore të bungut dhe kamomil. Por, për t’u shëruar nga infeksionet në zorrë duhen ngrënë qepë dhe hudhra të freskëta. Mëlmesa me përbërje të barishteve natyrore që përgatitet e bluar, ka hekur dhe e përmirëson shëndetin e të sëmurëve.

Përdorimi i kësaj mëlmese krijon lirimin e kapsllëkut. Mëlmesa e tillë nuk duhet të përvëlohet, por të qitet në supë apo në gjellë ashtu e “gjallë” të përzihet dhe të hahet. Ngrënia e një molle të ëmbël para ushqimit liron zbrazjen e zorrëve.

Ata që kanë zorrë “përtace” duhet të pinë rregullisht tre herë në ditë nga një gotë lëng molle para ushqimit./yp
shko