e martë, 1 mars 2011

Amerikani akuzohet për “terrorizëm ndaj minjve”

Pronari i një picerie në SHBA është  akuzuar për “terrorizëm ndaj minjve”, pasi që i kishte vendosur në restorantet e konkurrentëve të tij. 

Nikolas Galiasatos nga Philadelphia është akuzuar për vrazhdësi ndaj kafshëve dhe shumë shkelje të tjera, transmeton BBC. 


Galiasatos u arrestua pasi që policët kuptuan se qesen me minj e kishte vendosur mbi plafonin e një tualeti të picerisë së konkurrentit të tij. 

Sipas medieve lokale, Galiasatos kishte hyrë në tualetin e restorantit “Verona Pizza”. Pronari kishte vënë re shenjat e këpucëve dhe se dikush kishte lëvizur plafonin. Më pas, gjeti edhe një qese. Mendoi se bëhej fjalë për drogë dhe lajmëroi dy policë, të cilët ishin në restorantin e tij. Policët gjetën tre minj të bardhë në qese. 


Pas kësaj, policët panë të njëjtin person matanë rrugës duke hedhur një qese tjetër në mbeturina. Në të gjetën pesë minj të gjallë dhe një të ngordhur. Galiasatos kishte lënë minjtë edhe në një restorant të afërt. Kjo mjaftoi që policët të arrestojnë “terroristin”, i cili do të përgjigjet për veprat e tij në gjykatë./kn
shko