e martë, 1 mars 2011

"Hallalli" në Kroaci

Prodhuesit kroat e kanë nuhatur prodhimin që mund tu sjellë përfitime të mëdha. Resurse të mjaftuara kanë dhe kanë reparte në tregjet ku këto prodhime janë tepër të kërkuara. Vlera e madhe eksportuese është shkak i mjaftuar  që edhe prodhuesit e “vegjël” ti bashkëngjiten prodhuesve të mëdhenj të “hallall-prodhimeve”.

Në Kroaci, në raftet e shitoreve gjithnjë e më tepër po gjinden prodhime me shenjën “hallall”, që kanë të bëjnë me prodhime që respektojnë ligjet e Sheriatit dhe nuk përmbajnë elemente të ndaluara për myslimanët, para së gjithash përbërje prej derri, alkool dhe ushqime të modifikuara gjenetike.
Kjo nuk habitë, duke pas parasysh se tregu i ushqimeve gjatë vitit të kaluar në shkallë botërore ka realizuar 635 miliardë dollarë qarkullim, prej të cilave vetëm në Evropë ka realizuar 66 miliardë dollarë. Kështu për shembull, vetëm në Londër jetojnë 6 milion banorë përdorues të “hallall prodhimeve”, prej të cilëve vetëm 2 milion janë mysliman.
Edhe pse, sipas regjistrimit të popullsisë, në Kroaci ka më pak se 57 mijë pjesëtar të Bashkësisë Fetare Islame, ku tregu kroat nuk është ndonjë potencial i madh i këtyre prodhimeve, gjithnjë ka mundësi të eksportit e për këtë nuk duhet shkuar aq larg.

Certifikata më shumë se në  B e H

Sipas fjalëve të  Aziz Hasanoviqit, drejtor i Qendrës kroate për certifikimin e prodhimeve të cilësisë hallall,  industria e Bosnjë e Hercegovinës nuk është në gjendje të përmbushë kërkesat e vendit për hallall prodhime, që e kanë dekretuar dhe identifikuar më shumë firma kroate që merren me prodhime ushqimore.
 
"Kroacia ka më shumë prodhime të certifikuara se sa Bosnja e Hercegovina, kështu që menaxhmenti i firmave prodhuese kroate, lidhur me këtë dukuri është më largpamës. Të gjitha firmat që janë shtyllat e industrisë ushqimore në Kroaci, kanë stabilimente dhe kapacitete prodhuese edhe në Bosnjë e Hercegovinë dhe me automatizëm ato prodhime certifikohen aty” – ka thënë Aziz Hasanoviq.

Kroacia bëhet lider rajonal ?

Sipas të dhënave të Qendrës kroate për hallall prodhime, në vitin 2009, nga Kroacia janë eksportuar hallall prodhime në vlerë prej 672 miliona dollarë, ndërsa të dhënat nga viti i kaluar akoma nuk janë bërë publike. Në Kroaci janë afro 2.000  prodhime, që prodhohen nga 23 prodhues të certifikuar për prodhimet hallall të cilësisë.
Prodhimet me hallall cilësi u nënshtrohen kontrolleve të rrepta, mirëpo Hasanoviqi pohon se kontrollimet dhe analizat kanë treguar se deri më tani nuk është regjistruar ndonjë rast që nuk përmbushë këto kritere të hallall prodhimeve.
"Në ardhmërinë e hallall prodhimeve në Kroaci shihet me optimizëm të madh, sepse gjithnjë e më tepër shihet si një nga projektet në të cilat Kroacia mund të bëhet lider regjional  të prodhimeve hallall. Nëse shikohet nga aspekti i vendeve të ish Jugosllavisë, në Kroaci është numri më i madh i ndërmarrjeve dhe prodhuesve të prodhimeve të cilësisë hallall”- ka përfunduar Aziz Hasanoviq.

Hallall-hotele dhe hallall-banka

Hallall-prodhimi është nocion shumë i gjerë, ndaj ekzistojnë edhe hallall banka dhe hallall hotelieri dhe hotele me hallall certifikata. Në certifikimin e hoteleve ekzistojnë  tri kategori, A, B dhe C. Në Kroaci janë certifikuar 3 hotele të kategorisë A të certifikuara, që gjinden në ishullin Krk, por interesimi është shumë më i madh.
Fjala është  për hotele me tavolina të ndara në trapezari (dhomë ushqimi), me linja të ndara në kuzhina, në dhoma në të cilat janë të shënuara drejtimet e kibbles, ( juglindjes, drejtim kah duhet drejtuar myslimanët gjatë faljes-lutjes) si dhe dhomave që kanë shtrojë e mbulojë të pastër për kryerjen e lutjeve dhe leximin e Kur’anit./ina
shko