e martë, 1 mars 2011

Vështirë të gjendet zëvendësimi për Fergusonin

Sot në Stamford Bridge futbollistët e Chelseat dhe Manchester Unitedit do të luajnë derbin e madh të Kampionatit anglez, dhe një ditë pas kësaj Ryan Giggs do të festojë jubileun e madh. 
Në fakt, legjenda 37-vjeçare e klubit nga Old Trafford do të festojë nesër 20 vjetorin e ndeshjes së parë në fanellën e “djajve të kuq”. 


“Nuk e dimë se sa gjatë do të mbetet. Por, është e sigurt se ai largim do të jetë shumë i vështirë për këdo që është i lidhur për Man. United. Gjithashtu, është e vështirë të mendohet dikush i ri në atë stol. Dhe, ai do të ketë shumë vështirë. Ferguson është më i miri i të gjitha kohërave dhe është e vështirë të trashëgohet një njeri i tillë, pas gjithë asaj kohe”, ka thënë Giggs./kn
shko