e enjte, 3 mars 2011

Arid Uka në Facebook, me emrin e luftës Abu Reyann

Kjo është fytyra e personit të dyshuar për vrasjen e dy ushtarëve amerikanë në Gjermani. 

Fotoja është nga ueb faqja e Facebookut e Arid Ukës – që është listuar sipas emrit të tij real, por është ndryshuar më vonë në Abu Reyann, emri i tij i zgjedhur “i luftës”. 

Sajti është i mbushur me referenca për Luftën e Shenjtë, urrejtje për “jobesimtarët” dhe ka thënien e tij të favorshme – “të mos flenë kurrë sytë e frikacakëve” – të Khalid Bin Walid, një luftëtar i lashtë islamik, i cili bashkoi Arabinë për herën e parë, transmeton gazeta britanike “Daily Mail”. 

“Koha për t’u nisur, ti vrasës i vjetër!”, ka postuar në adresën e mikut të tij, Kastriot Ferizi, në foton që është vendosur në faqen e tij në dhjetor të vitit të kaluar. Në një tjetër ai shkruan  se Abu Reyyani është nofka me të cilën e njeh. 

Aty ka edhe shumë thirrje kundër hebrenjve dhe një thirrje për xhihad që thotë: “Nëse dikush ju thirr në Luftën e Shenjtë... po, dhe? “Kjo është pjesë e kësaj feje të bukur. Besimtarit i lejohet të luftojë jobesimtarët kur të sulmohet”.
 
Në gusht të vitit të kaluar 21-vjeçari iu përgjigj një pyetje online për armën e tij të preferuar, e cila doli të jetë snajperi Barrett M82. 

“Jobesimtarët e mjerueshëm” është një këngë anti-perëndimore në ueb sajt, të cilës i referohet gjithashtu. 

“Gjermanët janë të frikësuar nga Islami dhe përhapja e tij dhe më parë do të besonin në Santa Claus”, shkruan ai./kn
shko