Portali Presheva, citon mediat serbe të ketë deklaruar Markovic se pasojat e konfliktit në Luginën e Preshevës ekzistojnë edhe sot.
“Probleme ka shumë, por edhe rezultatet tona në zgjidhjen e këtyre problemeve në këto dy vitet e fundit janë të padiskutueshme. Është e nevojshme që të vazhdohet politika e zgjidhjes së problemit, durim, tolerancë dhe nuk duhet të përqendrohemi në deklaratat e ndryshme ndezëse si dhe manifestimet politike të papërgjegjshme”, ka thënë ministri Markovic.
I pyetur nëse shteti i Serbisë do të pajtohet për një kërkesë të mundshme të Kosovës që shqiptarët e jugut të Serbisë të jenë temë e dialogut, siç ka paralajmëruar edhe Prishtina, ai ka dhënë përgjigje negative. /Telegrafi