e martë, 1 mars 2011

Kaka serish te Milan?

Derisa luante për Milanin, futbollisti 28-vjeçar brazilian Kaka ishte një nga më të mirët në botë. Por, duket se rënia në karrierën e tij ndodhi atë ditë kur fanellën e Milanit e zëvendësoi me atë të Realit. 
Aktualisht Kaka është i gatshëm, por vazhdon të mos jetë i sigurt në ekipin e parë të Jose Mourinhos. Por, babai i tij ka përmendur rikthimin te Milani, transmetojnë agjencitë. 


“Mendoj se rikthimi në Milan varet ekskluzivisht nga Adriano Galliani, zëvendëspresidenti i Milanit”, ka thënë babai i Kakas, duke aluduar se Kaka (ndoshta edhe Reali) është i gatshëm për një opsion të tillë./kn
shko